Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Si paraqitet situata nga zjarret? Problematika në Shkodër, Dajt, Dibër, Lezhë e Berat

Situata e zjarreve në vend edhe sot në 7 shtator vijon të jetë problematike, me 14 vatra aktive në disa qarqe. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 44 vatra, nga të cilat 21 janë shuar dhe 9 mbeten nën mbikëqyrje. Shkodra, Dajti, Dibra, Lezha dhe Berati janë ndër zonat ku vijon përballja me flakët. Në terren janë angazhuar qindra forca vendore dhe të Forcave të Armatosura, së bashku me dhjetëra automjete dhe mjete ajrore. Në disa zona ndërhyrja po kryhet si nga toka, ashtu edhe nga ajri, për të frenuar përhapjen e zjarreve. Autoritetet thonë se prioritet mbetet mbrojtja e jetës së qytetarëve, banesave, pasurisë dhe mjedisit. Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes Ministria e Mbrojtjes – informim mbi situatën e zjarreve gjatë 24 orëve...