Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

Si në filma! I burgosuri shqiptar arratiset nga spitali në Greqi, persona të veshur si policë bllokojnë eskortën e burgut

Një arratisje spektakolare ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Serres të Greqisë, gjatë transferimit të një të burgosuri nga burgu i Nigritas drejt Spitalit të Përgjithshëm të Serresit. Një i burgosur shqiptar, 41 vjeç, arriti të arratisej pasi persona të armatosur ndërhynë gjatë transferimit të tij, duke përdorur dy automjete që ishin pajisur me sinjalistikë dhe ngjanin me makina policie. Sipas informacioneve të para, rreth orës 23:30, automjeti që transportonte të burgosurin ndodhej në oborrin e spitalit, konkretisht jashtë repartit të psikiatrisë. Bashkë me 41-vjeçarin ndodheshin edhe dy efektivët që e shoqëronin. Në atë moment u shfaqën dy automjete me sinjalistikë që i bënte të dukeshin si mjete policie. Personat që ndodheshin brenda tyre iu afruan automjetit të transportit dhe nën kërcënimin e armëve,...