Si e rrëzuan studentët nga pushteti sunduesin autoritar Aleksandër Vuçiç

Si e rrëzuan studentët nga pushteti sunduesin autoritar Aleksandër Vuçiç

Pas rrëzimit të kryeministrit hungarez Viktor Orban, pas 16 vitesh në pushtet, në fillim të këtij viti, bota ka dëshmuar edhe një herë vlerat e fushatave elektorale të stilit tradicional. Duke përmbysur Aleksandër Vuçiçin, opozita e re në Serbi, e udhëhequr nga studentët, ofron mësime të rëndësishme për të gjithë ata që mbrojnë demokracinë në vende të tjera. Nga Filip Milacic, BIRN Pas 14 vitesh sundimi autoritar, Aleksandër Vuçiçdhe Partia e tij Progresive Serbe (SNS) janë larguar nga pushteti. Megjithëse sondazhet parashikonin një garë të ngushtë zgjedhore, opozita e udhëhequr nga studentët arriti të fitonte përfundimisht me një diferencë të thellë. Në zgjedhje që nuk ishin as të lira dhe as të ndershme, për shkak të kontrollit mbi median, dhunës ndaj kundërshtarëve të qeverisë dhe...