Si dështoi plani i ANTIFA-s për djegien e Inceneratorit të Tiranës
Nga Thoma Gëllçi Organizata e rrezikshme ndërkombëtare ANTIFA, e cila, sipas kryeministrit Edi Rama, ka marrë përsipër të destabilizojë Shqipërinë, hartoi një plan djallëzor. Pas disa mbledhjeve të fshehta, shtabi i saj vendos t’i japë një goditje të rëndë ekonomisë shqiptare: të djegë inceneratorin e Tiranës. Operacioni u përgatit me kujdes të jashtëzakonshëm. Nga jashtë erdhën dy specialistë të sabotimeve industriale, të cilët kanë përvojë në shkatërrimin e fabrikave, rafinerive dhe objekteve strategjike. Sigurohen mjetet e nevojshme, studiohen rrugët e hyrjes dhe të daljes dhe caktohet ora e sulmit. Gjithçka është gati, përveç një hollësie të vogël: askush nuk e di vendndodhjen e saktë të inceneratorit. Sipas dokumenteve, objekti ndodhet në Sharrë. Specialistët kërkojnë fotografi, planimetri dhe të dhëna teknike. U vihen në dispozicion kontrata...
Burimi:
ntv.al