SI 100 VJET MË PARË!”/ MEDVEDEV SFIDON EVROPËN ME KËRCËNIMIN E FORCËS BRUTALE

SI 100 VJET MË PARË!”/ MEDVEDEV SFIDON EVROPËN ME KËRCËNIMIN E FORCËS BRUTALE

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, deklaroi të shtunën se Evropa “kupton vetëm forcën brutale”, ndërsa komentoi reagimet ndaj vendimit të Moskës për të vendosur nën administrim të përkohshëm asetet e disa kompanive evropiane që vazhdojnë aktivitetin në Rusi. Deklaratat e tij u publikuan në Telegram dhe u raportuan nga mediat ruse dhe ndërkombëtare. Franca i bëri thirrje Moskës të tërheqë vendimin për vendosjen nën administrim të përkohshëm të filialeve ruse të disa kompanive franceze dhe evropiane. Parisi tha se po qëndron në kontakt të ngushtë me kompanitë e prekura. Sipas dekretit të presidentit rus Vladimir Putin, të publikuar më 17 shtator, administrimi i përkohshëm i aksioneve dhe pjesëmarrjeve në 16 kompani ruse të lidhura me grupe perëndimore i kalon kompanisë ruse...