“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

Bashkimi Europian i jep një ‘shuplakë’ të fortë politike Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Një zëdhënëse konfirmoi në Bruksel se presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, gjatë turneut të saj në Ballkan do t’i anashkalojë ato destinacione, duke vizituar vetëm Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. “Mund të konfirmojmë gjithashtu vizitën e ardhshme të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, nga 30 shtatori deri më 2 tetor. Ky do të jetë viti i gjashtë rresht që presidentja viziton rajonin. Siç tha edhe presidentja në samitin BE-Ballkani Perëndimor, në qershor, Unioni ynë nuk do të jetë i plotë pa Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja pse, gjatë takimeve të saj, ajo do të përqendrohet te...