Shtyhet sërish gjyqi Meta-Kryemadhi
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit është përballur me shtyrje të herëpashershme për shkak edhe të bojkotit të avokatëve. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi akuzohen nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Të dy i kanë kundërshtuar akuzat.
Burimi:
kohajone.com