“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

“Shteti i së drejtës në nivelin më të ulët në 10 vjet”/ Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço: Revolta e qytetarëve nuk erdhi nga hiçi!

Në kohën kur rrugët e kryeqytetit po vlojnë nga protestat rinore e qytetare, ish-kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë (AmCham), Enio Jaço, ka reaguar ashpër lidhur me degradimin e shtetit të së drejtës dhe nivelin e lartë të korrupsionit në vend. Përmes një analize të publikuar në rrjetet sociale, Jaço i ka referuar shifrave zyrtare të Indeksit Botëror të Shtetit të së Drejtës 2026, të publikuar në tetor, ku Shqipëria shënon rezultatin më negativ të dekadës së fundit, duke u renditur në vendin e 91-të mes 143 shteteve të marra në shqyrtim. Jaço ka bërë një krahasim goditës mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit e më gjerë, duke nxjerrë në pah prapambetjen e thellë të institucioneve vendase: “34 vende pas Malit të Zi....