Shteti i Ramës, ministria e re një pesë me hiç. Administrata publike privilegj për tarafin e pushtetit
Ministria për Administratën Publike, të cilën Rama e njoftoi sot duke e ngritur në një nivel tjetër nga ministri pa portofol sic ka qenë deri më tani, nuk pritet të sjellë asgjë të re. Është thjesht një institucion më tepër, një makjazh më shumë mbi trupin e nxirë të qeverisë së tij. Punësimet në administratën publike nuk bëhen me meritë. Pa një sekser ministër, deputetë apo njeri me pushtet ti nuk punësohesh dot. Konkurset në masë të madhe janë fasadë sepse fituesit janë të paracaktuar. Promovimet nga njëri pozicion në tjetrin nuk bëhen asnjëherë me meritë. Ky është shteti privat i Edi Ramës. Privilegj për një taraf politik dhe për njerëz rreth tij. Ministria e re që Rama njoftoi sot se do të zgjeronte,...
Burimi:
syri.net