Shtetasi amerikano-iranian lirohet nga burgu në Teheran, por nuk mund të largohet nga Irani
Shtetasi amerikano-iranian Kamran Hekmati është liruar nga burgu famëkeq Evin në Teheran, kanë thënë burime për Radion Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë. Por, ai nuk mund të largohet nga vendi për shkak të një ndalimi për udhëtim. Lirimi i tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet iraniane. Hekmati, i cili në mars u cilësua nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, si person i ndaluar padrejtësisht, besohet se është liruar më 5 shtator. Lirimi i tij është raportuar edhe nga The Jerusalem Post, një media izraelite që citoi burime iraniane. Hekmati, 71 vjeç, udhëtoi drejt Iranit në maj 2025 për të vizituar të afërmit, duke përdorur pasaportën e tij iraniane, dhe u ndalua nga autoritetet dy muaj më vonë....
Burimi:
vizionplus.tv