Shtëpitë e deputetëve në shënjestër, Finlanda heton rastet e dyshuara për vjedhje

Shtëpitë e deputetëve në shënjestër, Finlanda heton rastet e dyshuara për vjedhje

Finlanda po heton një numër “të konsiderueshëm” të dyshuarish për vjedhje me thyerje në shtëpitë e deputetëve, ndërsa Presidenti i vendit, Alexander Stubb, e ka cilësuar rastin si një “sulm ndaj demokracisë”. Sipas kryetarit të Parlamentit finlandez, disa deputetë kanë raportuar ditët e fundit se kanë vënë re shenja të një vjedhjeje me thyerje në shtëpitë e tyre. “Është e mundur që këto shenja të jenë lënë qëllimisht në një vend specifik, ku banorët mund t’i shihnin”, tha Jussi Halla-aho në një konferencë për shtyp. Ai nuk specifikoi numrin e saktë të deputetëve, shtëpitë e të cilëve mbanin këto shenja, duke iu referuar vetëm një numri “të konsiderueshëm”, dhe as nuk tha nëse kishte persona specifikë të dyshuar. Gjatë një udhëtimi në Finlandën veriore, Stubb...