“Shtëpia e Bernarda Albës” ngjitet në skenën e Lezhës me trupën “Liss”
“Shtëpia e Bernarda Albës”, vepra e njohur e dramaturgut spanjoll Federico García Lorcës, është vënë në skenën e Pallatit të Kulturës në Lezhë nga trupa teatrore “Liss”, nën regjinë e Alket Bushit. Shfaqja u soll në skenë përmes interpretimit të shtatë aktoreve të reja dhe aktores Elvira Llupi, duke rikthyer në skenë një prej dramave më të njohura të Lorcës, të ndërtuar mbi tensionin mes autoritetit, dëshirës dhe lirisë. Në qendër të veprës qëndron Bernarda, një nënë që pas vdekjes së bashkëshortit vendos një regjim të rreptë brenda shtëpisë, duke kërkuar kontroll mbi jetën dhe zgjedhjet e pesë vajzave të saj. Përballë këtij autoriteti shfaqen dëshirat, konfliktet dhe etja për liri, të cilat gradualisht e çojnë familjen drejt një përplasjeje të fortë. Në produksionin e...
Burimi:
kultplus.com