Shtatori zgjat sezonin turistik, pushuesit zgjedhin detin me çmime më të favorshme
Ekonomi E Diel, 6 Shtator 2026 12:52 Ndonëse muaji gusht shënon tradicionalisht fundin e sezonit të verës, bregdeti i Shëngjinit vijon të presë pushues edhe në ditët e para të shtatorit. Shumë qytetarë kanë zgjedhur dy javët e para të këtij muaji për të shijuar ditët e fundit të pushimeve, duke përfituar nga temperaturat më të moderuara dhe qetësia që karakterizon bregdetin pas largimit të fluksit të madh veror. Një ndër arsyet kryesore që i orienton pushuesit drejt shtatorit janë çmimet më të favorshme. Krahas kostove më të ulëta, moti më i freskët dhe kombinimi i detit me natyrën e bëjnë Shëngjinin një alternativë të preferuar për ata që kërkojnë disa ditë relaksi larg zhurmës së sezonit të lartë. Shëngjini nuk është një destinacion që...
Burimi:
kohajone.com