Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin e fizkulturës për ngacmim seksual në Vlorë, ndalohet 35-vjeçari
Një mësues i edukimit fizik është ndaluar në Vlorë pasi shtatë nxënëse të shkollës ku ai jepte mësim e kanë kallëzuar për ngacmim seksual. Policia njofton se bëhet fjalë për shtetasin Albano Ameti, 35 vjeç, banues në Vlorë. Ai kishte detyrë mësues i edukimit fizik në shkollën e bashkuar Selenicë. Ky rast i ngacmimit seksual në Vlorë ka nisur hetimet menjëherë pas kallëzimit të nxënëseve. Ndalimi u krye në kuadër të veprimeve hetimore të nisura pas kallëzimit të nxënëseve. Vajzat, të moshave 14 deri në 17 vjeçe, deklaruan se 35-vjeçari i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës. Sipas njoftimit të Policisë së Vlorës, shtatë nxënëse të kësaj shkole kanë bërë kallëzim se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës. Ngjarja ka...
Burimi:
kohajone.com