Shtatë medalje për Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Mundjes

Shtatë medalje për Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Mundjes

Kosova ka shënuar rezultate të mira në Kampionatin Ballkanik të Mundjes, i cili u zhvillua në Koprivnicë të Kroacisë. Mundësit kosovarë fituan gjithsej shtatë medalje në kategoritë U20, U17 dhe U15. Në kategorinë U20 për femra, medaljet e argjendta i fituan Lonisa Reka, Dorentina Nezaj dhe Lorena Duraj. Në kategorinë U17, Harun Shipkovica u stolis me medalje të argjendtë, ndërsa Flutura Zeneli fitoi medalje të bronztë. Ndërkaq, në kategorinë U15, Adis Berisha dhe Jahja Shipkovica fituan medalje të bronzta. Komiteti Olimpik i Kosovës ka përgëzuar sportistët dhe Federatën e Mundjes së Kosovës për paraqitjen dhe rezultatet e arritura në këtë garë ballkanike./KultPlus.com