Shqypnia

Shqypnia

Edhè hâna do t’ a dijë,Edhè dielli do t’ két pá,Se për qark ksaj rrokullije,Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !Fusha t’ gjâna e kodra t’ blera,Zijes s’ mnershme larg kû âsht droja,Me gaz t’ vet ktû i veshë Prendvera,Si t’ Parrizit t’ larmet shtroja.Nën nji qiellë përherë t’ kullueme,N’ rreze e n’ dritë përshkue unjí,Bjeshkë e male të bleruemeSi vigâj shtiellen n’ ajrí.Ke ato bjeshkë e ke ato maleKroje t’ kjarta e t’ cemta gurra,Tue rrëmbye npër mriza hale,Gurgullojn npër râjë e curra.Mbi ato male e bjeshkë kreshnikeLéjn mande’ ata djelm si Zâna,Armët e t’ cillvet, përherë besnike,Janë përmendë ndër fise t’ tana.Atje léjn, po Toskë e Gegë,Si dý rreze n’ flakë t’ nji dielli:Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë,Kúr shkrepë rêja nalt...