Shqiptarin e lidhën, e qëlluan dhe e hodhën në lumë/ Hetuesit: Pronari i makinës nuk denoncoi vjedhjen

Shqiptarin e lidhën, e qëlluan dhe e hodhën në lumë/ Hetuesit: Pronari i makinës nuk denoncoi vjedhjen

Detaje të reja dalin nga hetimet për vrasjen e 35-vjeçarit shqiptar, Ferdinant Hoti, trupi i të cilit u gjet brenda një automjeti të zhytur në lumin Tergola, në San Giorgio delle Pertiche, në Itali. Hoti, banues në Mirano, u gjet i pajetë në sediljet e pasme të një Fiat Bravo të zi, pa targa. Trupi i tij ishte futur në një qese të zezë dhe ishte rënduar me goma automjetesh, në përpjekje për ta mbajtur të zhytur në ujë. Sipas ekzaminimeve të para mjeko-ligjore, 35-vjeçari ishte qëlluar me armë zjarri nga një distancë e afërt. Në momentin e ekzekutimit, ai kishte duart e lidhura. Autopsia ka nxjerrë në pah edhe një tjetër detaj të rëndësishëm: Hoti kishte ndërruar jetë përpara se trupi të përfundonte në...