Shqiptari futet me makinë në lokal në Selanik, plagosen tre persona (VIDEO)

Shqiptari futet me makinë në lokal në Selanik, plagosen tre persona (VIDEO)

Një aksident i pazakontë është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Evosmos, në Selanik të Greqisë, ku një automjet ka përfunduar brenda një lokali të mbushur me klientë, duke lënë të plagosur tre persona. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00, ndërsa përplasja shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e biznesit. Sipas informacioneve paraprake, në timon ndodhej një 45-vjeçar me shtetësi shqiptare, i cili u arrestua nga policia greke pas aksidentit. Testi i alkoolit mbi kufirin e lejuar Sipas të dhënave të raportuara, testi i alkoolit ndaj drejtuesit të automjetit rezultoi pozitiv, me vlera 0,77 dhe 0,74 mg/l në ajrin e nxjerrë, ndërsa kufiri i lejuar, sipas raportimit, është 0,25 mg/l. Tre personat e plagosur ndodheshin brenda lokalit në momentin e përplasjes....