Shqiptarët më të shqetësuarit për kostot e jetesës në rajon në vitin 2026

Shqiptarët më të shqetësuarit për kostot e jetesës në rajon në vitin 2026

Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të të anketuarve që shprehen të shqetësuar për koston e jetesës dhe inflacionin. Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, 96,6% e të anketuarve në Shqipëri shprehën shqetësim, kundrejt 83,4% mesatarisht në gjashtë vendet e rajonit. Diferenca është 13,2 pikë përqindjeje. Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm që i afrohet Shqipërisë, me 93,8% të të anketuarve që shprehin shqetësim. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, përqindja zbret në 82%, në Mal të Zi në 78,3% dhe në Serbi në 76,3%. Kosova ka përqindjen më të ulët në rajon, me 73,7%, rreth 23 pikë përqindjeje më pak se Shqipëria. Shqipëria kryeson edhe për intensitetin e shqetësimit. Në një shkallë nga 1 në 10, të anketuarit e...