Shqipërinë e shpëton nga turpi një…penallti
Shqipëri – San Marino 2-1 (Asllani 11′, 90+3’/ Lazzari 66′) Ndeshja e 4 e Shqipërisë në UEFA Nations League për pak sekonda mund të bëhëj takimi më turpërues i kuqezinjëve në dekada… Ndaj vendit të 211 të FIFA-s (e fundit), skuadra e Maran shënoi një supergol me Asllanin në të 11′ por më pas ra në batakun e lojës konfuze duke marrë një gol në të 66′. Ideja e Rolando Maran për të bërë “golashënues” Manajn por dhe vendimin për të larguar Muçin e lënë në stol Mehmetin rezultuan të gabuara. Gjithësesi ai dhe vetë Kombëtarja mund të marrin ‘frymë’ lirshëm pas golit të dytë personal të Asllanit nga pika e bardhë e penalltisë në të 90+3′. Madje dhe ti gëzohen kryesimit të Ligës C1....
Burimi:
sportiim.al