Shqipëria “zgjohet” në sulm, Asllani dhe Muçi i japin kuqezinjve fitoren ndaj Bjellorusisë
Shqipëria e ka nisur me fitore aventurën zyrtare të Rolando Maranit në stolin kuqezi, duke mposhtur 2-0 Bjellorusinë në sfidën e parë për pikë të trajnerit italian, të vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kombeve. Pas dy humbjeve në miqësoret e para nën drejtimin e tij, Marani më në fund shijon edhe trepikëshin e parë, në një mbrëmje ku Shqipëria tregoi efikasitet në momentet vendimtare dhe ruajti portën të paprekur. Festa në “Air Albania” nisi në minutën e 34-t, kur Kristjan Asllani u tregua i pagabueshëm nga pika e bardhë. Mesfushori ekzekutoi saktë 11-metërshin e fituar më herët nga Berat Gjimshiti, duke i dhënë Shqipërisë avantazhin. Një gol që erdhi në momentin e duhur për kuqezinjtë, të cilët kishin vuajtur prej disa ndeshjesh...
Burimi:
javanews.al