Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

Shqipëria zgjeron vaksinimin kundër HPV-së dhe gripit, Spahiu: Forcojmë mbrojtjen ndaj sëmundjeve infektive

Në kuadër të forcimit të Programit Kombëtar të Vaksinimit dhe politikave të parandalimit, Shqipëria kalon nga vaksina HPV 4-valente në vaksinën HPV 9-valente, duke zgjeruar ndjeshëm mbrojtjen ndaj tipeve të virusit HPV që lidhen me zhvillimin e lezioneve prekanceroze, kancerit të qafës së mitrës dhe kancereve të tjera të shkaktuara prej tij. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, gjatë vizitës në Institutin e Shëndetit Publik, ku u prezantua kalimi në vaksinën HPV 9-valente, e cilësoi këtë një hap të rëndësishëm në fuqizimin e parandalimit dhe mbrojtjen afatgjatë të shëndetit të fëmijëve. Duke nënvizuar rëndësinë e vaksinimit në parandalimin e sëmundjeve të shkaktuara nga HPV, ministrja Spahiu u bëri thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre në moshën e rekomanduar. “Këto vaksina janë...