Shqipëria U-15 barazon 0-0 ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi
Shqipëria U-15 zhvilloi sot ndeshjen e dytë miqësore ndaj Malit të Zi, në stadiumin “Loro Boriçi”, duke e mbyllur takimin në barazim pa gola, 0-0. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Bledar Borova zhvilluan një tjetër takim të vlefshëm, në një sfidë të ekuilibruar, ku të dyja skuadrat patën mundësitë e tyre, por nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës. Në ndryshim nga ndeshja e parë, trajneri Borova bëri disa ndryshime në formacionin titullar, duke u dhënë mundësi lojtarëve të ndryshëm të aktivizohen dhe të tregojnë cilësitë e tyre. Në formacionin titullar u rreshtuan: Genis Mlloja, Gabriel Haka, Ergi Syziu, Uvejs Kadriu, Roger Mecja, Gerald Qirjazi, Rouen Dani, Brajan Hykollari, Patrik Shurdhaqi, Deon Fehimi dhe Enis Repaj. Dy miqësoret ndaj Malit të Zi ishin një mundësi...
Burimi:
sportekspres.com