Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve
Shqipëria synon të hyjë në tregun ndërkombëtar të krediteve të karbonit dhe të shesë kredite deri në vitin 2035, ndërsa po zhvillon një sistem për tregtimin e emetimeve të gazeve serrë, që do të përafrohet me standardet e Bashkimit Europian. Planet bëhen të ditura në raportin “Raporti për tregun e pyjeve në Shqipëri, 2026”, të dorëzuar nga Ministria e Mjedisit pranë Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), më 23 tetor 2026, në kuadër të sesionit të 84-t të Komitetit për Pyjet dhe Industrinë Pyjore. “Kuadri i Shqipërisë për tregjet e karbonit është ende në një fazë të hershme zhvillimi. Në Kontributin e saj të Tretë të Përcaktuar në Nivel Kombëtar (NDC 3.0), Shqipëria shpreh synimin për të marrë pjesë në bashkëpunimin vullnetar...
Burimi:
javanews.al