Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi

Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi

Konsolidimi i sektorit të turizmit me synimin për të kaluar nga një turizëm sezonal në një ofertë turistike gjithëvjetore mbetet në fokus të politikave të qeverisë për periudhën afatmesme 2027-2029. Sipas relacionit të projektbuxhetit, objektivi kryesor është rritja e peshës së turizmit në ekonominë kombëtare, me kontributin e këtij sektori në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PPB) që parashikohet të stabilizohet në nivelin 33% gjatë periudhës 2027-2029, nga 26.4% që ishte në vitin 2025. Vëmendje e veçantë i kushtohet edhe tregut të punës dhe zhvillimit rajonal. Sipas parashikimeve, niveli i punësimit në sektorin turistik pritet të rritet nga 8.6% në vitin 2026, në 8.7% në vitin 2027, për të arritur në 8.8% përgjatë viteve 2028-2029. Në të njëjtën kohë, parashikohet zgjerimi i kapaciteteve akomoduese në vend....