Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

Shqipëria rezulton me rënien më të lartë të lindjeve në Europë në tri dekada

Ballkani Perëndimor po përballet me një krizë të fortë demografike, familjet po bëjnë gjithnjë e më pak fëmijë, të rinjtë po largohen dhe popullsia po plaket. Shqipëria ka shënuar rënien më të madhe të lindjeve në Europë që nga viti 1997, me një tkurrje prej 63.5%, nga rreth 61.7 mijë lindje në vitin 1997 në vetëm 22.5 mijë në vitin 2025. Në të njëjtën periudhë, lindjet kanë rënë me rreth 48.6% në Kosovë, 46.2% në Maqedoninë e Veriut, 45.7% në Bosnjë-Hercegovinë, 25.4% në Serbi dhe 20.9% në Mal të Zi. Edhe numri i lindjeve për 1,000 banorë ka rënë ndjeshëm: Shqipëria nga 21.7 në 9.6, Kosova nga 21.4 në 12.8, ndërsa Serbia nga 10.8 në 9.1. Përballë kësaj situate, qeveritë e rajonit po rrisin ndihmat...