Shqipëria prezanton turizmin dhe kulturën e saj në panairin WTM London 2026

Shqipëria prezanton turizmin dhe kulturën e saj në panairin WTM London 2026

Shqipëria po prezanton potencialin e saj turistik në një prej panaireve më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë së udhëtimeve, WTM London 2026, përmes një programi treditor që ndërthur kulturën, trashëgiminë, gastronominë, destinacionet natyrore dhe inovacionin digjital. Nga 3 deri më 5 nëntor, stenda shqiptare në Londër është shndërruar në një hapësirë takimi për përfaqësuesit e industrisë së turizmit, operatorët turistikë dhe vizitorët, duke sjellë në vëmendje veçoritë që e bëjnë Shqipërinë një destinacion për t’u zbuluar gjatë gjithë vitit. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur programin e aktiviteteve që zhvillohen gjatë tri ditëve të panairit, nën moton “Ndjeje Shqipërinë”, ku promovimi i destinacioneve shoqërohet me prezantime kulturore, përvoja gastronomike dhe forma të reja...