Shqipëria, një ‘fshat i madh’: Kamza e para mes 6 bashkive që plotësojnë kriteret për t’u quajtur qytet
Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të klasifikuara si urbane, ndërsa Tirana renditet e dyta me 93,2% dhe Durrësi e treta me 84,5%. Në skajin tjetër, një pjesë e madhe e bashkive rezultojnë pa një bërthamë urbane që plotëson kriteret ndërkombëtare të klasifikimit me rreth 5 mijë banorë Renditja del nga Raporti Përfundimtar për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, i cili përdor metodologjinë DEGURBA dhe të dhënat e Censit 2023 për të matur strukturën reale të vendbanimit në secilën bashki. Pas Kamzës, Tiranës dhe Durrësit, normat më të larta të urbanizimit regjistrohen në Vlorë, me 81%, Sarandë, me 78,6%, Gjirokastër, me 76,4%, Korçë, me 76,1% dhe Shkodër, me 74,2%. Edhe Berati, Kuçova dhe Elbasani kanë mbi 70%...
Burimi:
syri.net