Shqipëria ngjitet në FIFA/ Kosova vendos rekordin historik
FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të fundit ndërkombëtare, me Shqipërinë dhe Kosovën që kanë regjistruar ngjitje në klasifikim. Kombëtarja shqiptare është ngjitur me një pozicion dhe tashmë renditet në vendin e 66-të në botë. Lëvizja vjen pas rezultateve të fundit të kuqezinjve, ndërsa në të njëjtën renditje kanë pësuar rënie Hondurasi dhe Kepi i Gjelbër. Edhe Kosova ka shënuar një përmirësim të rëndësishëm. “Dardanët” janë ngjitur me dy pozicione dhe renditen tashmë në vendin e 76-të në botë. Ky është pozicioni më i lartë i regjistruar deri tani nga Kosova në historinë e renditjes së FIFA-s, duke vendosur një rekord të ri për përfaqësuesen. Në krye të klasifikimit vijon të jetë Spanja, e cila ruan vendin e parë pas rezultateve...
Burimi:
ntv.al