Shqipëria në World Travel Market London 2026, promovim kulturës, traditës dhe inovacionit
Shqipëria po prezantohet në World Travel Market London 2026 me një agjendë të pasur ngjarjesh, kulture, tradite dhe inovacioni. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga stenda e Shqipërisë në këtë panair, i cili konsiderohet si një nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë së turizmit, që zhvillohet në qendrën e ekspozitave ExCeL London, në Mbretërinë e Bashkuar. Rama bëri të ditur se deri më 5 nëntor, stenda jonë në Londër do të jetë pikëtakimi i turizmit, artizanatit, gastronomisë dhe përvojave digjitale, për të treguar historinë e një vendi që duhet përjetuar në çdo stinë. Pjesëmarrja në këtë panair që organizohet në datata 3-5 nëntor, është një mundësi për të promovuar bukuritë, kulturën, mikpritjen dhe eksperiencat unike që ofron vendi ynë, si dhe për...
Burimi:
kultplus.com