Shqipëria në kërkim të “blindimit” të kreut, Maran me formacion sulmues ndaj Finlandës

Shqipëria në kërkim të “blindimit” të kreut, Maran me formacion sulmues ndaj Finlandës

Kombëtarja shqiptare rikthehet në fushë për një nga sfidat më të rëndësishme të këtij edicioni të “UEFA Nations League”. Kuqezinjtë presin Finlandën sonte në stadiumin “Arena Kombëtare”, në një përballje që mund të ndikojë drejtpërdrejt në garën për vendin e parë në Ligën C, Grupin 1. Ballafaqimi në fjalë starton në orën 20:45 dhe do të gjykohet nga arbitri portugez S.Pinheiro. Shqipëria e drejtuar nga Rolando Maran e nis këtë përballje nga pozita e lideres së grupit, me 9 pikë të grumbulluara. Pas saj renditen Bjellorusia dhe Finlanda, me nga 7 pikë secila, ndërsa San Marino mbyll klasifikimin pa pikë. Kështu, kuqezinjtë kanë përpara dy përballje vendimtare gjatë këtij muaji (sonte dhe më 15 nëntor), kundër dy rivalëve të drejtpërdrejtë për kreun e grupit. Një...