Shqipëria mposhtet me 2-1 nga Finlanda në Helsinki
Shqipëria pësoi një humbje 2-1 ndaj Finlandës në Helsinki, në një ndeshje që kuqezinjtë e nisën në mënyrën më të mirë, por që u përmbys pas daljes me karton të kuq të Etrit Berishës. Kuqezinjtë kaluan në avantazh që në minutën e 4-t. Asllani ekzekutoi një goditje këndi dhe Rey Manaj u tregua i saktë me kokë, duke dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhënë Shqipërisë avantazhin. Situata u komplikua ndjeshëm në minutën e 22-të. Etrit Berisha kreu një ndërhyrje të gabuar jashtë zone dhe u ndëshkua direkt me karton të kuq, duke e lënë Shqipërinë me dhjetë lojtarë. Vetëm tre minuta më vonë, trajneri u detyrua të bëjë edhe një zëvendësim të detyruar, me Sherrin që hyri në portë në vend të Hoxhës....
Burimi:
ntv.al