Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë
Shqipëria renditet e para mes vendet europiane, për peshën më të lartë të automjeteve me motor mbi 2,000 kubikë. Sipas të dhënave të Eurostat, rreth 30% e totalit të automjeteve apo rreth 300 mijë i përkasin kategorisë së fuqisë motorike të lartë. Nga totali i automjeteve mbi 2 mijë kubikë, 27.8% e tyre janë me naftë dhe 2.4% me benzinë. Preferenca e shqiptarëve për makina me motorë mbi 2 mijë kubikë lidhet me çmimet e përballueshme të automjeteve të përdorura të importuara, kryesisht nga Gjermania, Zvicra dhe Italia, ku taksat dhe sigurimet për motorët e mëdhenj janë të larta. Ndikojnë gjithashtu perceptimi i makinës si simbol statusi dhe nevoja për automjete më të fuqishme në zonat me terren të vështirë, apo dhe fakti që historikisht...
Burimi:
javanews.al