Shqipëria humbi, Maran: E dhimbshme të kthehesh pa pikë pas një ndeshjeje të tillë
Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, u shfaq i zhgënjyer pas humbjes 2-1 ndaj Finlandës në Helsinki, duke theksuar se kuqezinjtë merituan më shumë nga kjo përballje. Italiani vlerësoi paraqitjen e skuadrës, veçanërisht reagimin pas kartonit të kuq të Etrit Berishës, ndërsa theksoi se Shqipëria pësoi dy gola nga goditjet e dënimit dhe se kishte krijuar më shumë raste se kundërshtari. “Është keqardhje shumë e madhe që të kthehemi në Tiranë pa asnjë rezultat pozitiv. Kemi luajtur duke merituar fitoren. Na u anulua edhe një penallti në favorin tonë. Është e dhimbshme që të kthehesh me zero pikë. Në atë pikë të lojës, të gjithë lojtarët po luanin shumë mirë. Kushdo që do të zëvendësohej do të ishte një gabim. Po mbroheshim shumë mirë dhe nuk...
Burimi:
ntv.al