Shqipëria drejt një ligji të unifikuar për investimet, filtra sigurie për kapitalet e huaja dhe rishikim i statusit “strategjik”
Qeveria shqiptare, përmes Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, ka përgatitur një projektligj të ri të unifikuar “Për investimet në Republikën e Shqipërisë”. Ky draft synon shkrirjen dhe përditësimin e dy ligjeve ekzistuese—atij të vitit 1993 për investimet e huaja dhe ligjit të vitit 2015 për investimet strategjike. Qëllimi kryesor është krijimi i një klime më të favorshme biznesi, harmonizimi me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe adresimi i boshllëqeve të identifikuara gjatë zbatimit të deritanishëm të këtyre akteve. Mësimet nga e kaluara dhe dominimi i turizmit Ligji i ri vjen pas një analize të zbatimit të ligjit të përkohshëm për investimet strategjike, i cili ndonëse solli një arkitekturë të centralizuar përmes Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Komitetit të Investimeve Strategjike (KIS), tregoi limitet...
Burimi:
javanews.al