Shqipëria drejt mbylljes së Kapitullit 20, Rama pritet në Bruksel më 13 tetor

Shqipëria drejt mbylljes së Kapitullit 20, Rama pritet në Bruksel më 13 tetor

Edi Rama TIRANË- Shqipëria pritet të avancojë më tej në procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, me një tjetër kapitull që mund të mbyllet gjatë muajit tetor. Sipas Top Channel data 13 tetor është në diskutim për zhvillimin e Konferencës së radhës Ndërqeveritare BE-Shqipëri. Burime diplomatike nga Komisioni Evropian kanë bërë të ditur se në këtë datë mund të zhvillohet takimi ku pritet të shqyrtohet mbyllja e përkohshme e Kapitullit 20, i cili lidhet me Biznesin dhe Politikat Industriale. Deri tani, Shqipëria ka mbyllur përkohësisht tre kapituj të negociatave. Më 14 korrik 2026 u mbyllën Kapitulli 25 për Shkencën dhe Kërkimin, Kapitulli 26 për Arsimin dhe Kulturën dhe Kapitulli 30 për Marrëdhëniet e Jashtme. Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar mbylljen e këtyre kapitujve...