“Shqipëria do ta bëjë BE-në më të fortë”, Von der Leyen në Tiranë: Jeni në vendet kryesuese të anëtarësimit
ursula von der leyen TIRANË- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka vlerësuar progresin e Shqipërisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë. Von der Leyen tha se Shqipëria është tashmë mes vendeve që po ecin më përpara në procesin e integrimit duke nënvizuar progresin e bërë në kuadër të reformave dhe zbatimit të Planit të Rritjes. Sipas Von der Leyen, reformat nuk duhet të mbeten vetëm në nivelin e miratimit, por duhet të zbatohen në mënyrë të plotë. Ajo përmendi në mënyrë të veçantë drejtësinë kuadrin zgjedhor dhe mbrojtjen e mjedisit si fusha ku kërkohet vijim i punës. Kreu i Komisionit Evropian u shpreh gjithashtu se zbatimi i reformave po ndikon...
Burimi:
zeri.ai