Shqipëria dhe 8 vende kandidate drejt një tregu të përbashkët me BE-në

Shqipëria dhe 8 vende kandidate drejt një tregu të përbashkët me BE-në

Brukseli po shqyrton një hap të ri për afrimin ekonomik të vendeve kandidate me Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian ka propozuar krijimin gradual të një tregu të përbashkët për nëntë vendet që synojnë anëtarësimin në BE, mes tyre edhe Shqipëria. Propozimi pritet të publikohet më 6 tetor dhe do të shërbejë si bazë për diskutimet e liderëve evropianë në samitin e 15 dhe 16 tetorit në Bruksel, ku zgjerimi i BE-së do të jetë një nga temat kryesore. Sipas draftit të Komisionit, vendet kandidate do të mund të përfitojnë gradualisht nga elementë të tregut të përbashkët evropian, ku mallrat, shërbimet, kapitali dhe njerëzit qarkullojnë lirshëm. Deri më tani, një qasje e tillë ka qenë e lidhur kryesisht me anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian. Por hyrja...