Shqipëria 68 vjet në UNESCO, pasuritë kulturore dhe natyrore pjesë e trashëgimisë botërore

Shqipëria 68 vjet në UNESCO, pasuritë kulturore dhe natyrore pjesë e trashëgimisë botërore

68 vjet më parë, Shqipëria u bë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO). UNESCO-ja mbron trashëgiminë botërore të paçmueshme, dëshmi e jetës dhe e veprimtarisë njerëzore ndër shekuj. Ajo numëron 194 vende anëtare, të cilët së bashku synojnë mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në mbarë botën. Konventa e vitit 1972 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore përcaktoi se disa pasuri kulturore dhe natyrore kanë vlerë të jashtëzakonshme universale dhe duhet të konsiderohen pjesë e trashëgimisë së përbashkët të njerëzimit. Në listat dhe regjistrat e UNESCO-s bëjnë pjesë pasuri materiale e shpirtërore shqiptare, të cilat, së bashku, përfaqësojnë vlerat e gjithanshme të kulturës dhe të natyrës shqiptare. Ndër pasuritë shqiptare të përfshira në Listën...