Shqipëri, nafta drejt 230 lekë për litër
Ekonomi E Hënë, 14 Shtator 2026 16:38 Nafta është rritur me 10 lekë, duke arritur në 229 lekë/litër, ndërsa benzina është shtrenjtuar me 14 lekë, në rreth 219 lekë/litër, vetëm një ditë pas deklaratës së qeverisë për përfundimin e Bordit të Transparencës. Sherefedin Shehu ngre dyshime për mënyrën e formimit të çmimeve dhe kërkon transparencë mbi koston reale të karburanteve, duke theksuar se çmimet nuk mund të justifikohen automatikisht vetëm nga zhvillimet ndërkombëtare. Ndërkohë, tensionet në Lindjen e Mesme mund të sjellin rritje të mëtejshme të çmimeve. Pavarësisht shtrenjtimit, konsumi vijon në nivele të larta: deri në korrik janë importuar rreth 408 mijë tonë karburante. Për çdo litër naftë, konsumatorët paguajnë rreth 164 lekë në taksa dhe tarifa.
Burimi:
kohajone.com