Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë
Situata në Vlorë po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Pas rasteve të fëmijëve të shtruar në Spitalin Rajonal me simptoma diarreje, tashmë raportohet edhe për shtim të pacientëve të rritur. Ndërkohë, analizat e fundit të ujit kanë evidentuar përmbajtje fekale, duke ngritur alarmin për sigurinë e ujit të pijshëm në qytet. Sipas informacioneve, në depozitën e ujit të pijshëm të një kopshti në qytet, analizat kanë evidentuar praninë e amoniakut dhe mungesën e klorit. Pas konsumimit të ujit në këtë institucion, fëmijët kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë shtruar në Spitalin Rajonal të Vlorës. Analizat e ditës së sotme kanë evidentuar përmbajtje fekale në mostrat e ujit të kopshtit nr. 10, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë e furnizimit me ujë. Prania e bakterit...
Burimi:
javanews.al