“Shpulla” rikthehet si mjet edukimi në bankat shkollore në Danimarkë

“Shpulla” rikthehet si mjet edukimi në bankat shkollore në Danimarkë

Qeveria e Danimarkës ka paraqitur një projektligj që do t’u lejojë mësimdhënësve të përdorin forcë fizike ndaj nxënësve në situata të caktuara, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë në shkolla. Sipas Ministrisë së Arsimit, ndërhyrja do të lejohet në rastet kur nxënësit pengojnë rëndë mësimin, rrezikojnë veten ose të tjerët, ushtrojnë dhunë fizike apo dëmtojnë pronën. Forca fizike do të përdoret vetëm si masë e fundit, pasi të jenë provuar mënyra të tjera të ndërhyrjes. Ajo duhet të jetë proporcionale, sa më e butë dhe të zgjasë sa më pak. Projektligji u paraqit në parlamentin danez më 8 tetor. Nëse miratohet, rregullat e reja pritet të hyjnë në fuqi në gusht të vitit 2027.Propozimi ende nuk është miratuar.