“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

“Shpresoj të mos kthehesh më”, kryeministri Rama çan me thonj pasagjerin shqiptar në avion dhe ia dorëzon policisë italiane

Një ngjarje skandaloze është  regjistruar pasditen e djeshme në Napoli të Italisë, ku Edi Rama ka sulmuar dhe kërcënuar një emigrant shqiptar. Sipas pamjeve të publikuara në rrjet, Rama ka sulmuar me thonj në qafë emigrantin, i cili i ishte drejtuar kryeministrit që të mos kthehej më në Shqipëri, sepse boll dëme i kishte bërë vendit. Pas kësaj deklarate dhe pas një sharje që emigranti ka bërë, Rama e ka kapur për qafe gjatë zbritjes nga avioni, dhe e ka dorëzuar të riun te policia italiane, duke pretenduar se e ka shqetësuar. Në pamje, Rama dhe i riu shihen duke zbritur së bashku nga shkallët e avionit. Gjatë zbritjes, kryeministri shihet teksa i vendos dorën në pjesën e qafës së të riut dhe vijon ta...