Shprehja ‘hapi rrugë budallait na solli deri këtu, Lapaj: Ja si dalim nga kjo situatë…

Shprehja ‘hapi rrugë budallait na solli deri këtu, Lapaj: Ja si dalim nga kjo situatë…

Kryetari i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, deklaroi se zgjidhja për krizën politike në vend duhet të jetë sistemike dhe jo thjesht zëvendësimi i një politikani me një tjetër. Lapaj u shpreh se sistemi zgjedhor duhet të reformohet për të garantuar përfaqësim të drejtë dhe për të shmangur atë që e cilësoi si një sistem të bazuar “te hilet”. Sipas tij, kryeministri Edi Rama duhet të japë dorëheqjen si hap për të ndihmuar në qetësimin e situatës në vend. Ai theksoi gjithashtu se Parlamenti duhet t’i nënshtrohet një reforme të Kodit Zgjedhor, me qëllim krijimin e një sistemi elektoral që garanton përfaqësim të drejtë. Lapaj kërkoi edhe krijimin e një qeverie tranzitore me mandat 12-mujor, e cila, sipas tij, do të përgatisë vendin për zgjedhje....