“Shpifje ndaj IDF-së”, Netanyahu kërkon t’i heqë shtetësinë izraelite krijuesve të filmit “NAZA”
Kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi të mërkurën se planifikon të “heqë shtetësinë e atyre që shpifin kundër ushtrisë izraelite”, si përgjigje ndaj dokumentarit “NAZA”, i cili pasqyron dëshmitë e ushtarëve të IDF-së mbi vrasjen e civilëve në Gaza, shkruan Haaretz. Kryeministri tha se do të paraqesë dy projektligje: “I pari do të hiqte shtetësinë e kujtdo që shpif kundër ushtarëve të IDF-së, ndërsa i dyti do t’i godiste ata në xhep, duke rritur njëzetfish shumën e dëmshpërblimit për të cilën mund të paditen për shpifje,” tha Netanyahu. “Ne do t’i godasim ata si në xhep, ashtu edhe në shtetësi, sepse ata nuk kanë vend mes nesh,” shtoi ai. “Pres që çdo fraksion i Knesset-it që deklaron se mbështet idenë sioniste, t’i mbështesë të dyja këto projektligje,” tha ai. Kryeministri deklaroi se të...
Burimi:
javanews.al