Shpërthimi në rafinerinë e ‘Motor Oil’ në Greqi, humb jetën shqiptari, në gjendje kritike bashkatdhetari i tij! Si ndodhi ngjarja
Ka ndërruar jetë 43-vjeçari shqiptar Robert Cakaj, i cili mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i fuqishëm në ambientet e rafinerisë së kompanisë Motor Oil, në Agioi Theodori të Greqisë, paraditen e së premtes. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Cakaj nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ai u transportua në Njësinë e Djegieve në spitalin Thriasio, ku ndërroi jetë. Ndërkohë, 50-vjeçari Dorian Hysa, i cili gjithashtu mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi, vijon të trajtohet në gjendje kritike, i intubuar në repartin e terapisë intensive. Nga shpërthimi në rafineri mbetën të plagosur gjithsej pesë punonjës, të cilët, sipas informacioneve paraprake, i përkisnin një kompanie të jashtme kontraktore që po kryente punime në ambientet e rafinerisë. Si ndodhi shpërthimi Sipas mediave greke, ngjarja ndodhi rreth...
Burimi:
gijotina.com