Shpërthimi në pallatin në Elbasan, kryebashiaku Llatja: Bonus qiraje për 15 familjet

Shpërthimi në pallatin në Elbasan, kryebashiaku Llatja: Bonus qiraje për 15 familjet

15 familjet që mbetën pa strehë pas shpërthimit në pallatin në Elbasan do të vijojnë të marrin mbështetjen e Bashkisë, përmes akomodimit të përkohshëm dhe bonusit të qirasë. Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, thotë se familjet janë sistemuar përkohësisht në konviktin e Bashkisë, ndërsa në vijim do t’u mundësohet përfitimi i bonusit të qirasë për t’u zhvendosur në banesa të tjera. “Momentalisht familjeve u është dhënë mundësia që të akomodohen në strukturat e bashkisë, provizorisht. Zgjidhja tjetër provizore deri në gjetjen e zgjidhjes përfundimtare për ndërtimin e godinës së re, për prishjen e saj ose marrjen e një vendimi përfundimtar, do të jetë bonusi i qirasë”, u shpreh kryebashkiaku në ”Report TV”. Ai nënvizoi se Bashkia do të mbështesë financiarisht të gjitha 15 familjet, në...