Shpërthimi në Elbasan/ Kjo është 82 vjeçarja që humbi jetën! 15 familje në qiell të hapur

Shpërthimi në Elbasan/ Kjo është 82 vjeçarja që humbi jetën! 15 familje në qiell të hapur

Syri siguron foton e 82 vjeçares e cila humbi jetën si pasojë e shpërthimit të fuqishëm në një apartament  ngjitur me apartamentin e saj sot në Elbasan. Ajo është Hatixhe Berisha.  Ndërkohë ministria e Mbrojtjes vendosi të pezullojë operacionin e kërkimit për 69 vjeçarin Hamit Ibro. Ky i fundit ka qenë në apartamentin ku ndodhi shpërthimi. Pezullimi i operacionit të kërkimit  u bë për shkak të rrezikshmërisë që paraqet ndërtesa. Nga shpërthimi 3 katet e pallatit 5 katësh janë shembur dhe tashmë pallati është i pabanueshëm. Në këtë pallat jetonin 15 familje.