Shpërthimi në Elbasan, drejtori i Policisë jep detaje: Dyshohet për bombol gazi, por…një person ende në kërkim

Shpërthimi në Elbasan, drejtori i Policisë jep detaje: Dyshohet për bombol gazi, por…një person ende në kërkim

Drejtori i Policisë së Elbasanit, Kastriot Skënderaj ELBASAN- Drejtori i Policisë së Elbasanit, Kastriot Skënderaj ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e fuqishëm në pallat 5-katësh në Elbasan. Ai bëri me dije për mediat se telefonata në sallën operative është marrë në orën 16:40 dhe menjëherë më pas kanë mbërritur në vendngjarje shërbimet e Policisë që ndodheshi aty pranë. Sa i përket shkakut të shpërthimit, drejtori i Policisë tha se dyshimet fillestare lidhen me një bombol gazi, por theksoi se ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Ai shtoi se pas shuarjes së zjarrit do të ketë më shumë qartësi për rrethanat e ngjarjes Ndërkohë, personi tjetër që ndodhej në katin e tretë të pallatit ende nuk është gjetur, ndërsa deri më tani është raportuar vetëm një...