Shpërthimi me lëndë plasëse në Elbasan, dyshohet mesazh paralajmërues

Shpërthimi me lëndë plasëse në Elbasan, dyshohet mesazh paralajmërues

Një shpërthim me lëndë plasëse u regjistrua në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Elbasanit. Si pasojë e shpërthimit u dëmtua dera e jashtme e rrethimit të banesës së shtetasit Shefki Frakulli, 69 vjeç. Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse dyshohet se është vendosur pranë hyrjes së banesës, duke shkaktuar dëmtime në derën e jashtme të rrethimit. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa grupi hetimor ka nisur veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave. Janë administruar provat dhe materialet e nevojshme, ndërkohë që po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të kësaj ngjarjeje. Në banesë jeton çifti Frakulli, ndërsa dy djemtë e familjes...